Formula 1 zbulon kalendarin 2027! Rishfaqen Portugalia dhe Turqia, të gjitha datat

Formula 1 | 43 minuta më parë

Sezonin e ri shtohen garat Sprint, duke kaluar nga 6 në 10, ndërkohë që rikthehen në Botëror dy cirkuite të vjetra.

Do të jenë 24 gara në 22 vende të ndryshme, të shpërndara në 5 kontinente dhe 10 gara Sprint. Formula 1 ka zbuluar kalendarin e Botërorit 2027 dhe menjëherë bien në sy dy të reja të rëndësishme. Rikthehen Portugalia dhe Turqia në kalendarin zyrtar dhe zgjerohet programi i garave Sprint, që kalon nga 6 në 10 të tilla.

Sezoni nis në Bahrejn, në fundjavën e 14 marsit, pas testeve para kampionatit që do të bëhen në cirkuitin e Sakhir-it nga 24 deri më 27 shkurt. Çmimi i Madh i parë do të jetë në formatin Sprint, i ndjekur nga Arabia Saudite. Botërori spostohet më pas në Australi (Sprint), Japoni (Sprint) dhe Kinë, pasa se të mbërrijë në Miami dhe Kanada (Sprint).

Pas mbylljes së bllokut të parë të garave, Formula 1 do të spostohet në Europë, ku nisur nga Montekarlo më 6 qershor. Ajo që bie në sy është se edhe në principatë do të ketë një garë Sprint, e 5-ta e sezonit. Në qershor Formula 1 kthehet në Portugali, kurse Turqia, një tjetër rikthim, është programuar për në tetor, mes garave të Azerbajxhanit dhe Singaporit.

Gara Sprint do të presin këtë edicion edhe Silverstone dhe Monza. Në fillim të tetorit Botërori nis fazën përmbyllëse me garat e Austin, Ciudad de Messico, San Paolo (Sprint) dhe Las Vegas. Dy garat e fundit do të jenë në Qatar dhe Abu Dhabi, por në 2027-ën të dyja do të kenë edhe garën Sprint.

Kalendari i plotë i sezonit 2027

GP Bahrejn (Sakhir, 12-14 mars, Sprint)

GP Arabia Saudite (Jeddah, 19-21 mars)

GP Australi (Melbourne, 2-4 prill, Sprint)

GP Japoni (Suzuka, 9-11 prill, Sprint)

GP Kinë (Shanghai, 16-18 prill)

GP SHBA (Miami, 30 prill-2 maj)

GP Kanada (Montréal, 21-23 maj, Sprint)

GP Monako (Monako, 4-6 qershor, Sprint)

GP Portugali (Portimão, 18-20 qershor)

GP Britani e Madhe (Silverstone, 2-4 korrik, Sprint)

GP Austri (Spielberg, 9-11 korrik)

GP Belgjikë (Spa-Francorchamps, 23-25 korrik)

GP Hungari (Budapest, 30 korrik-1 gusht)

GP Itali (Monza, 3-5 shtator, Sprint)

GP Spanjë (Madrid, 10-12 shtator)

GP Azerbajxhan (Baku, 24-26 shtatir)

GP Turqi (Istanbul, 1-3 tetor)

GP Singapor (Singapore, 8-10 tetor)

GP SHBA (Austin, 22-24 tetor)

GP Meksikë (Ciudad de Messico, 29-31 tetor)

GP Brazil (Sao Paulo, 5-7 nëntor, Sprint)

GP SHBA (Las Vegas, 18-20 nëntor)

GP Katar (Lusail, 3-5 dhjetor, Sprint)

GP Abu Dhabi (Yas Marina, 10-12 dhjetor, Sprint)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme