Fury: Ai po flet keq për mua, do t’ia mbyll përfundimisht karrierën

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri britanik Tyson Fury ka përdorur tone të ashpra karshi rivalit të tij amerikan Deontay Wilder, se gjoja dorezat të cilat ai përdori në këtë duel mes tyre kanë qenë të parregullta. Në duelin e 22 shkurtit, Fury fitoi me “KO teknik” ndaj Wilder, duke i shkaktuar amerikanit humbjen e parë dhe i mori titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Fury, i pamposhtur në ring, ka thënë se këtë herë, kur të përballen për herë të tretë në ring, do ta mbyllë përfundimisht karrierën e Wilder. “Ata po flasin shumë për dorezat e mia. Me sa duket nuk e kanë kuptuar forcën e grushtit tim dhe duan ta provojnë sërish”, tha Fury.

“Nuk ka asgjë të parregullt në dorezat e mia. Mos harroni që një person i komisionit të sportit të Nevadës ka qenë gjithnjë në dhomën e zhveshjes dhe ka ekzaminuar gjithçka. Gjithsesi, gjithë këtyre gënjeshtrave do t’u përgjigjem në ring. Do ta mposht sërish me KO edhe në duelin tjetër dhe këtë herë ai do t’i thotë lamtumirë boksit përgjithnjë”, tha Fury.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme