Futsall/ Kupa e Botës 2028, Shqipëria në grup me Kazakistanin dhe Bjellorusinë në kualifikuese

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka mësuar kundërshtarët në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s e pozicionoi Shqipërinë në Grupin 6, së bashku me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

Kombëtarja kuqezi siguroi kualifikimin në këtë fazë pas paraqitjes së suksesshme në raundin paraprak, duke vazhduar rrugëtimin në një kompeticion ku marrin pjesë 36 kombëtare europiane.

Ndeshjet e fazës “Main Round” do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga tetori 2026 deri në mars 2027. Në përfundim të kësaj faze, fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira të vendit të dytë do të sigurojnë kualifikimin direkt në “Elite Round”, ndërsa tetë skuadrat e tjera të renditura në vendin e dytë do të luajnë në “Main Round” play-off.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme