Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë nuk iu lejohet organizimi i tubimeve të ndryshme në Gjermani, në kuadër të fushatës më pak se tre javë para zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatave zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve”, shkruan njoftimi. Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë rikujtohet ky rregull, duke pasur parasysh komunitetin e gjerë të kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




