Gjirokastër, interesi i fermerëve për grurin – Këtë vit do të mbillen rreth 1.200 hektarë tokë me këtë kulturë

Sociale | 2 vite më parë

Në qarkun e Gjirokastrës do të  mbillen rreth 1mijë e 200 hektarë tokë me grurë. Specialisti i Bujqësisë Balil Bineri pohoj se sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë janë të njëjta krahasuar me vitin e kaluar.

“Parashikohet që të mbillet një sipërfaqe pothuaj në nivelin e vitit të kaluar diku tek 1200 hektar, deri tani ka arritur deri në masën 80% nëse deri në fund të muajit e kanë realizuar këtë atëherë janë në kushte optimale”, u shpreh Balil Bineri, Specialist i bujqësisë.

Ruajtja e farës së grurit nga ana e fermerëve nuk është gjëja me e duhur pasi shpesh sjell mungesa në prodhim shtoj më tej Balili.

“Fermerët ë mëdhenj marrin gjithnjë fara të kontrolluara, mirë është të marrin fara me gjeneracion të lartë dhe të mos kalojnë në gjeneracione të ulët ndërsa fermerët e vegjël mbajnë fara nga vitet e kaluara”, u shpreh Bineri.  

Ndonëse gruri nuk është kulturë parësore për qarkun e Gjirokastrës për sa i përket sipërfaqeve të mbjella, prodhimi i grurit i përket një cilësie të lartë.

Gazetare: l. Koçiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme