Guardiola “braktis” Grilish dhe e akuzon se ka lënë karrierën

Angli | 2 vite më parë

Për Xhek Grilish kohët janë të vështira në Mançester pasi prej disa ndeshjesh me radhë ka parë shokët në aksion nga stoli. Për një lojtar, i cili i kushtoi Sitit 100 milionë stërlina, roli në skuadër sa vjen dhe po bëhet më i parëndësishëm.

I pari që duket se është zhgënjyer nga paraqitjet e Grilish është Pep Guardiola, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar nga Siti përballë Uest Hemit, nuk e mbrojti më futbollistin anglez.

“Për mua është e lehtë, Grilish nëse shikohet në pasqyrë duhet të përqëndrohet mirë pasi përballë ka rivalin e tij më të madh. Ai duhet që të futet në kompeticion me vetveten. Mendoj se tani Savinjo po bën më mirë dhe për mua është kaq e thjeshtë ta ul Xhekun në stol. Unë dua që të shikoj Xhekun e vjetër në fushë, atë që fitoi tri titujt. Por njëkohësisht mundohem që të jem i ndershëm me veten time dhe vërej se shërbimet e Savinjos tij janë më të sakta se sa ato të lojtarëve të tjerë”, tha Guardiola, i cili pranoi për herë të parë se Grilish ka lënë karrierën e tij në një udhëkryq.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme