Haaland dhe “stuhia” te City: Të qëndrojmë të bashkuar dhe të përqendrohemi te fitorja

Manchester City duhet të “qëndrojë i bashkuar”. Këto janë fjalët – të thëna për mediat e klubit – të sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili po bën komentet e tij të para publike pas akuzave që kanë përfshirë klubin.
Një komision i pavarur konstatoi se klubi përdori kontrata tregtare fiktive për të fryrë të ardhurat dhe për të nënvlerësuar kostot me mbi 900 milionë stërlina (1.2 miliardë dollarë) gjatë sezoneve të Premier Ligës midis viteve 2009 dhe 2018.
“Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shohim përpara dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet, duke shijuar momentin dhe duke arritur fitoren,” deklaroi sulmuesi.
“Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë dashuri për njëri-tjetrin. Le të qëndrojmë të bashkuar, ta shijojmë rrugëtimin dhe të buzëqeshim.” Ai shtoi: “Unë kujdesem shumë për City-n dhe tifozët, sepse edhe vetë jam tifoz; ndihem pranë tyre.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




