Hamilton pas testeve të para: Fillim i mirë, 120 xhiro pa probleme serioze për Ferrari-n

Formula 1 | 9 muaj më parë

Pas xhirove të para të SF-26 në Barcelonë, Lewis Hamilton, ka dhënë përshtypjet e tij për Ferrari-n e ri. Piloti anglez u shpreh optimist, shtu si shoku is kuadrës, Charles Leclerc. Pas daljes demostrative në Fiorano javën e kaluar, Ferrari bëri kilometrat e para para sezonit në pistën e Montmelò.

“Ishte një ditë mjaft impenjative, sepse filloi të binte shi paradite, – ka thënë Hamilton për sitin e F.1 – Të kuptonim si funksionojnë gomat ishte vërtet produktive. Bashkë me Leclerc kemi bërë rreth 120 xhiro. Duke ditur që ishte lagështirë dhe me flamur të kuq (për daljen nga pista të Hadjar), mendoj se është një rezultat solid, prandaj jam krenar për të gjithë në fabrikë që e kemi sjellë makinën në këtë pikë”.

“Kemi marrë shumë informacion nga makina. Duhet të vazhdojmë kështu, ka shumë për të bërë, por ishte një ditë e parë e mirë, – ka vazhduar 7 herë kampioni i botës. – Dua të them se mund të shkonte më keq. Nuk pati probleme serioze, bëhet fjalë për detaje të vogla që duhen përmirësuar. Dua ta provoj makinën në pistë të thatë, dua të kuptoj se si ta përdor sa më mirë baterinë gjatë xhiros, si ta karikoj e kështu me radhë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme