Hervé Renard largohet nga Tunizia pas vetëm dy ndeshjesh si trajner, e pason Moïne Chaabani

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Stoli i Tunizisë ka qenë një temë diskutimi gjatë Botërorit 2026 edhe pse ekipi afrikan u kthye në shtëpi me tri humbje në po kaq takime.

Disfata me shifrat 5-1 përballë Suedisë i kushtoi shumë Sabri Lamouchi, i cili u zëvendësua nga Hervé Renard.

Trajneri francez nuk mundi që të bënte më mirë dhe Tunizia nuk arriti që të grumbullonte asnjë pikë nga dy takimet e mbetura. Humbjet me Holandën dhe Japoninë i kanë kushtuar shtrenjtë edhe trajnerit francez, i cili mësohet se është larguar nga stoli i Tunizisë pas vetëm dy ndeshjeve pasi sot Federata Tuniziane e Futbollit ka njoftuar se komisari i ri teknik i ekipit të parë do të jetë Moïne Chaabani. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme