Hetimi për financimin e diplomatëve/ Lihen të lirë pas ndalimit rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini dhe dy zyrtarë e tjerë

Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti janë liruar gjatë natës pasi u morën në pyetje nga Policia Federale e Flandrës Perëndimore në kuadër të hetimit për skandalin e dyshuar mbi financimin e diplomatëve të rinj evropianë. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), e cila po drejton procedurat.
Sipas EPPO-s, ndaj tyre rëndojnë akuza të mundshme për mashtrim, korrupsion në prokurime, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Megjithatë, ata u lanë të lirë pasi autoritetet nuk i konsideruan “rrezik për arratisje”.
Të tre personat u njoftuar zyrtarisht mbi akuzat që u atribuohen, ndërsa Zyra e Prokurorit Publik Evropian theksoi se “të gjithë individët supozohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet nga gjykatat kompetente belge”.
Policia belge bastisi dje (2 dhjetor) zyrat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel dhe ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges, si pjesë e një hetimi për mashtrim. Bastisjet përfshinë edhe disa banesa private dhe tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje. Ky program është zhvilluar gjatë viteve 2021 dhe 2022.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




