I pafat Broja, dëmtimi i radhës e lë jashtë fushës për 3 muaj

Angli | 2 vite më parë

Lajme të këqija për sulmuesin shqiptar Armando Broja. Dëmtimi i radhës e detyron lojtarin që të qëndrojë 3 muaj larg fushës së blertë. Ka qenë trajneri i Evertonit, David Moyes ai që ka sqaruar situatën e Brojës.

“Mendojmë se ai do të jetë jashtë për rreth 10-12 javë. Janë dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që të duhet të kthehet te Chelsea”, ka thënë tekniku.

Një goditje e rëndë për sulmuesin shqiptar, që sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi. Broja pritet të qëndrojë larg fushës së blertë për 3 muaj. Sulmuesi është i huazuar nga Chelsea, por nuk ka arritur që të shfaqë potencialin e tij tek Evertoni, madje tashmë situata është komplikuar shumë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme