Inaugurohet Ambasada e Shqipërisë në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Europë të fortë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përfundoi vizitën në Ukrainë, ku mori pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev, pas bombardime që kjo pësoi kohët e fundit nga sulmet ruse.
Gjatë ceremonisë, ai u takua me Ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, dhe theksuan se kjo ambasadë do të shërbejë si një urë për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy shteteve, ndërsa përbën edhe një simbol të qëndrueshmërisë dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe progresin në rajon.
Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet me raketa ruse, disa javë më parë. Pavarësisht dëmeve, autoritetet shqiptare dhe ukrainase konfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar përpjekjet për stabilitet dhe zhvillim në një Evropë të bashkuar dhe të fortë.
Ministri Hasani gjithashtu mori pjesë në ministrialin Ukrainë – Evropa Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, ku zhvilloi takime të rëndësishme me liderët më të lartë të shtetit ukrainas, përfshirë Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe zv/kryeministren Olga Stefanishyna.
Kjo vizitë theksoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimin e lidhjeve të shtetit shqiptar me vendet e rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




