Investim për mbrojtjen e tokave pranë lumit Drino, synohet të shmanget erozioni

Me afrimin e stinës së dimrit, për të shmangur erozionin e tokave bujqësore nga lumi Drino, Drejtoria e Bordit të Kullimit në Gjirokastër ka planifikuar një ndërhyrje me investim prej 620 milionë lekësh të vjetra.
Ndërhyrja do të kryhet në zonën nga ish-fabrika e këpucëve deri te tregu ish-agro-ushqimor, në një gjatësi lineare prej rreth 600 metrash, duke synuar sistemimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga krahu i majtë i rrjedhës së lumit Drino.
Ky investim synon jo vetëm të ruajë tokat nga erozioni, por edhe të kontribuojë në mirëqenien e fermerëve të zonës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




