Investo në titujt qeveritarë, thirrja për investime në bonot e thesarit ose obligacionet

Ekonomi | 1 vit më parë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë thirrje publike për të investuar në tituj qeveritarë.

Përmes rrjeteve sociale, thirrja e ministrit adreson mundësinë për t’i rritur vlerën kursimeve individuale duke marrë pjesë në ankandet e Ministrisë së Financave.

Ankandi i fundit i zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, si agjente fiskale e qeverisë, ka qenë ai i datës 12 gusht, ku janë paraqitur 17 kërkesa, prej të cilave janë pranuar 5.

Nxitja publikisht e kësaj mënyre investimi i përgjigjet tablosë së sigurisë dhe fitimit të rritur për qytetarët.

Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se në sektorin privat, shqiptarët në periudhën e fundit kanë investuar më shumë sesa kanë kursyer. Në terma të brendshëm, efekti i zgjerimit të blerësve të titujve qeveritarë ndihmon shtrirjen e fuqisë financuese brenda vendit dhe do të ulte varësinë nga huamarrja e jashtme, duke ndikuar më tej në stabilizimin e ekonomisë dhe mbështetjen e projekteve të zhvillimit.

Në një panoramë të plotësuar, sipas të të njëjtave të dhëna të bankës qendrore, shteti rezulton me tepricë kursimesh përkundër investimeve nga balanca në sektorin publik.

Alternativa e investimit e ofruar në këtë mënyrë ka interes të sigurt dhe rezistencë ndaj inflacionit, veçanërisht për ata me kursime.

Përparësitë kryesore të investimit në tituj qeveritarë janë rreziqet e ulëta, kthim më i lartë se depozitat me afat, mund të shiten lehtësisht në çdo kohë dhe ofrojnë zgjedhje afatesh, 3, 6 dhe 12 muaj, përkatësisht për bono thesari, duke u blerë më lirë dhe duke u shlyer me vlerën e plotë. Për obligacionet, afatet shtrihen nga 2 deri 20 vjet.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme