Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli është paraqitur këtë të premte (24 prill) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku i është komunikuar vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit.

Sipas SPAK, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Për Gentian Gjylin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (2 episode), si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Aktualisht Gjyli ndodhet në arrest shtëpie.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme