Josep Borrell: BE gati të ndajë 200 mln euro për ushtrinë libaneze

Botë | 2 vite më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Borrell bëri me dije se BE është gati të ndajë 200 milionë euro për të ndihmuar ushtrinë libaneze të vendosë trupa shtesë në jug të vendit.

Deklaratat e tij, shefi i politikës së jashtme të BE-së i bëri pas takimit të mbajtur me kryetarin e parlamentit libanez Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, i cili ka ndërmjetësuar me grupin.

“Si Bashkimi Evropian ne po mbështesim popullin libanez, ushtrinë libaneze dhe institucionet libaneze,” tha ai.

Vizita e shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në Liban vjen në fund të një turneu në Lindjen e Mesme lidhur me luftërat e vazhdueshme në Gaza dhe Liban. Para vizitës së tij në Bejrut, Borrell vizitoi Qipron dhe Jordaninë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme