Kandidati për deputet në Berat, Lefter Maliqi, akuzon qeverinë për përdorimin e administratës

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediet ka akuzuar qeverinë se po përdor administratën e shtetit në fushatë.

“Denoncoj me ashpërsinë më të madhe të ligjit, një krim elektoral të ndodhur në Bashkinë Kuçovë, në mes të pyllit, në një lokal, me para të dyshimta, të denoncuar në SPAK më parë. ‘Ani i Qerozit’ mes pyllit të Zdravës, në të cilën është bërë dhe një rrugë e dyshimtë miliona lekë, ndërkohë që banorët e qytetit të Kuçovës dhe të fshatrave janë pa rrugë… kanë qenë mbi 200 punonjës të administratës të Shtetit, të Bashkisë Kuçovë, të Hipotekës, shëndetësisë dhe me radhë, me drejtues politikë, kandidatë për deputet të qarkut të Beratit,” deklaroi z. Maliqi.

Kandidati i Partisë së Lirisë në koalicionin opozitar tha se për këtë incident janë njoftuar edhe institucionet e drejtësisë.

“Menjëherë është njoftuar prokuroria e rrethit Berat, komisariati i policisë së Kuçovës, njëkohësisht Drejtoria e Policisë së Beratit dhe është bërë kallëzim penal nga ana jonë, në mënyrë që të merren pamjet filmike,” tha z. Maliqi.

Ndër të tjera, kandidati i ASHM ka siguruar qytetarët që nuk do t’i ndalë denoncimet.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme