Klimë surreale në Barcelonë, La Liga “shpresa” e fundit për të

Ndërrimi i viteve do të jetë afati i fundit i Barcelonës për të mbajtur në ekip Dani Olmon dhe Pau Viktor. Në orët e fundit të këtij viti skuadra katalanase ka humbur dy betejat ligjore me entet përkatëse, të cilat nuk konsiderojnë si të rregullta parametrat financiare të klubit për të regjistruar për pjesën e dytë të sezonit dy lojtarët e lartpërmendur.
Tani shpresa e fundit për Barçën është La Liga. Nësë kjo e fundit mund të pranojë si garanci financiare akordin prej 100 milionë eurosh që po lidh klubi me një fond nga Dubai për vendet “VIP” të “Spotify Camp Nou” atëherë Olmo do të vazhdojë që të jetë një lojtar i Barçës, në të kundërt fantazisti do të largohet.
Ajo që e bën edhe më surreale këtë situatë është edhe fakti se Barça, përtej këtyre vështirësive financiare do të mund të bëjë merkato rregullisht në janar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




