Koalicionet parazgjedhore, Shehi: S’e bëmë dot polin e tretë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi do të garojë në këto zgjedhje në koalicion me partinë e Enkelejd Alibeajt, “Djathtas 1912”, ndërsa në studion e emisionit “Ngjarja Kryesore” shpreh keqardhje që nuk mundi të krijonte një koalicion më të gjerë.
Shehi thotë se duhej të ishte krijuar një pol i tretë, por që nuk u arrit dot, teksa thekson se megjithatë ata do të vijojnë të ecin përpara me prezantimin e ideve dhe kandidatëve për deputetë.
“Unë them që i kemi punët mirë, do kisha dashur t’i kisha më mirë në kuptimin që po të kishim bërë disa marrëveshje, të ishim puqur më shumë grupe, mos të ishte kjo hallakatja. Do ishte më e thjeshtë harta politike. Por nuk ja arritëm, histori shqiptare është kjo, por ne do vazhdojmë siç jemi. Unë nuk akuzoj njeri, unë marr një pjesë të përgjegjësisë që nuk ja arritëm dot. Do ishte një gjë shumë mirë, të ishte krijuar një pol i tretë, por do vazhdojmë rrugën dhe do i ofrojmë njerëzve ato ide që kemi dhe ata kandidatë që kemi”, tha Shehi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




