Kombëtarja U21, anulohet edhe miqësorja ndaj Japonisë U21 në Antalia

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi.
Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.
Pas anulimit të dy takimeve të planifikuara në Antalia, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 dhe Japonisë U-21, Federata Shqiptare e Futbollit është duke shqyrtuar mundësitë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Kombëtaren U-21 në të njëjtën periudhë.
FSHF do të informojë në vijim për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve miqësore të Kombëtares U-21.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




