Komisionerja Marta Kos, optimiste se Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda 2027

Politikë | 2 vite më parë

Që Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në vitin vitin 2027, këtë e konfirmon edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven, komisionerja Kos shprehet me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. 

“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte ‘jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian’. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,” u shpreh znj. Kos.

Edhe më herët, komisionerja për Zgjerimin deklaroi nga Tirana se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit dhe se vendi e meriton të jetë në BE. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme