Komiteti Ekzekutiv miraton emrin e Abdyl Kuriut si drejtorin e ri teknik të FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës, në fokus të së cilës ishin vendimmarrje që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
Një nga vendimet e kësaj mbledhjeje ishte emërimi i Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së, një pozicion kyç në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.
Komiteti Ekzekutiv miratoi emrin e Abdyl Kuriut në detyrën e Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së. Ish-anëtar për 16 vite në Komitetin Ekzekutiv, Kuriu sjell një përvojë të gjerë në fushën e futbollit, si edhe një kontribut të vyer në aspektin akademik dhe institucional.
Falë eksperiencës së tij shumëvjeçare dhe njohjes së thellë të strukturave të federatës, ai është konsideruar një profil i përshtatshëm për të adresuar sfidat dhe për të çuar përpara projektet zhvillimore të futbollit shqiptar.
Komiteti Ekzekutiv vlerësoi maksimalisht emrin e Abdyl Kuriut, duke e miratuar atë me votë unanime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




