Konflikti-Teherani: S’ka asnjë bisedë direkte me Uashingtonin deri tani

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Irani nuk ka zhvilluar asnjë bisedë direkte me Shtetet e Bashkuara deri më tani.
Ai shtoi se Teherani ka marrë vetëm mesazhe përmes disa ndërmjetësve në lidhje me dëshirën e SHBA-së për negociata.
Baghaei tha gjatë konferencës për shtyp se “duket krejtësisht e natyrshme që kur SHBA ngre çështjen e negociatave dhe diplomacisë, sensitivitetet rriten. Nuk është e qartë se sa seriozisht merren parasysh brenda vetë SHBA-së pretendimet e saj për diplomaci dhe negociata.
Reaksionet dhe pasqyrimet tregojnë gjithashtu se shkalla e besimit global ndaj pretendimeve të SHBA-së në fushën e diplomacisë është shumë e kufizuar.”
Ai kritikoi qëndrimin e vazhdueshëm ndryshues të Uashingtonit, duke theksuar se Irani ka pasur një pozicion të qartë dhe të qëndrueshëm për negociatat.
Për takimin në IslamabadBaghaei theksoi se Irani nuk ka marrë pjesë në takimin katërpalësh që u mbajt të shtunën në Islamabad, të organizuar nga Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit.
Ai tha se këto takime janë iniciativa të Pakistanit dhe Irani nuk është pjesë e asnjë kuadri të tillë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




