Korçë, Noka: me votën e shqiptarëve PD do të ringjallë tregjet, do tw rrisë konsumin dhe prodhimet vendase

Ekonomia ka qenë në qendër të takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka në disa qarqe të vendit.
Gjatë takimeve në Korçë, Noka ka zhvilluar disa takime tregtarë edhe konsumatorë.
Bashkë me drejtuesin politik të Korçës, Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili, sipas tij, “me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.”
“Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë. Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë zero taksime. Do të krijohet prodhimi ‘Made in Albania’, për të konkurruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar”, tha Noka.
Sipas tij, ky është vizioni i Partisë Demokratike dhe është një premtim për qeverisjen pas 11 majit.
“Të gjithë fermerët, siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë”, tha Noka në Korçë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




