Kosova, Shqipëria dhe Kroacia marrëveshje trilaterale për mbrojtjen, Kurti: Hap i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar si hap të rëndësishëm nënshkrimin e memorandumit trilateral mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë, në fushën e mbrojtjes.
“Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.
Në Tiranë u nënshkrua të martën një marrëveshje në fushën e mbrojtjes mes të ministrit kosovar, Ejup Maqedonci, ministri i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kroacisë Ivan Anushi.
Kjo marrëveshje synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




