KQZ nuk certifikoi Listën Serbe, Vuçiq: Kurti do të eliminojë kundërshtarin e vetëm

Kosovë | 2 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas përjashtimit të Listës Serbe nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë dha si arsye për moscertifikimin e saj thirrjet nacionaliste të kryetarit të partisë, Zllatan Ellek, që ai bëri gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Për certifikimin e Listës Serbe votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër dolën dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa të tjerët abstenuan. Përfaqësuesi i PDK-së opozitare vlerësoi se Lista Serbe i plotëson kriteret për certifikim.

“Qytetarët tanë në Republikën Serbe janë në vështirësi gjithnjë e më të mëdha. Në të njëjtën kohë, në Kosovë, Albin Kurti po tenton të heqë kundërshtarin politik, Listën Serbe,” shkroi Vuçiq në rrjetin Facebook.

Lista Serbe pritet ta ankimojë vendimin në Zyrën e Regjistrimit të Partive Politike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme