Kupa e Shqipërisë luhet në mesjavë, ja sfidat që transmetohen

Në mesjavë rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, Kupa e Shqipërisë, që do të zhvillojë ndeshjet e fazës së 1/8-ve të finales. Ndeshjet e këtij turi do të luhen të martën dhe të mërkurën dhe janë me eliminim direkt.
E marta dhuron një duel interesant, pasi përballen dy skuadra që militojnë në Abissnet Superiore. Ndeshja Tirana-Bylis do të luhet të martën në stadiumin e Vorës në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Ndërkohë, që ndeshja tjetër e ditës, sfida mes Laçit dhe Kukësit që do të luhet në të njëjtën orë (13:00), do të transmetohet në RTSH2.
Të mërkurën do të luhen edhe 6 ndeshjet e tjera të këtij turi. Egnatia do të presë Kastriotin në Rrogozhinë në orën 13:00 ,ndërsa në orën 13.30 Dinamo do të përballet me Erzenin. Katër sfidat e tjera do të luhen në orën 17:00. Në RTSH Sport do të transmetohet sfida Teuta-Elbasani, ndërsa ndeshja Vllaznia-Besa do të transmetohet në RTSH 2. Dy takimet e tjera janë Partizani-Apolonia dhe Skënderbeu-Vora.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




