Kuqezinjtë me fokusin te Luksemburgu, probleme për Uzunin dhe Mehmetin

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore me Luksemburgun.

Ekipi i drejtuar nga stafi teknik u stërvit i ndarë në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan mbrëmë zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa lojtarët me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.

Sulmuesi Myrto Uzuni nuk u stërvit me ekipin, pasi po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites. Ndërkohë, Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe pritet të vlerësohet në orët në vijim.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania” në orën 17:30. Ndërsa në orën 16:30, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën zyrtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme