“Kur nuk i mbyll ndeshjet…”. Asllani: Tani varet gjithçka nga ne

Vendosi firmën e tij në fitoren e arritur ndaj San Marinos në “Air Albania” me dy golat e shënuar, Kristjan Asllani tregon vështirësitë e këtij suksesi përballë një kundërshtari të lehtë në letër
“Nuk e di pse ishte kaq e vështirë. Kur nuk i mbyll ndeshjet, është problem i madh. Ndoshta ne mesfushorët nuk po bënim shumë presing. Kishim distanca të gjata. Morëm këto 3 pikëm vendin e parë dhe le të presim nëntorin”.
“Të gjithë mund të thonë se me San Marinon tri pikët janë të lehta, por futbolli është bërë shumë i vështirë. Edhe në Finlandë kemi bërë 25 minuta shumë të mira, më pas erdhi kartoni i kuq dhe e humbëm ndeshjen”.
“Kur shkova te penalltia më dukej si një një ‘deja-vu’, më dukej sikur ishte Leçe-Torino ku gabova në minutën e 93-të. Mendova jam pak i lodhur, ta gjuaj në qendër. Kur nisem ndaloj pak dhe shikoj lëvzjen e portierit, por… nuk i zbulojmë të gjitha”.
“Tani varet gjithçka nga ne, po bëre 6 pikë sigurisht që je i pari. Tani do kthehemi në klube, pastaj do vijmë këtu dhe do vazhdojmë. Ka nisur një cikël i ri, me një trajner të ri. Tani e kemi kuptuar se çfarë do trajneri. Në fund të fundit, mendoj se kemi bërë katër ndeshje të mia dhe kjo është një gjë e madhe”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



