Kursi UEFA C në Tiranë/ Diplomohen 35 trajnerë të rinj, mes tyre edhe 2 vajza

Është përmbyllur me sukses edicioni i radhës i kursit për licencën UEFA C në zonën e Tiranës, ku u diplomuan 35 trajnerë të rinj, mes tyre edhe 2 vajza.
Në ceremoninë e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesë drejtori teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, si dhe specialistët e departamentit të edukimit, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, të cilët shpërndanë diplomat për të gjithë kursantët.
Të diplomuarit, pasi përfunduan me sukses programin teorik dhe praktik, tashmë janë pajisur me licencën UEFA C. Kjo u hap rrugën atyre për të nisur karrierën si trajnerë në futbollin amator, si dhe për t’u angazhuar si ndihmëstrajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në aktivitetet dhe garat e organizuara nga FSHF.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




