Kurti fton Diasporën për regjistrim në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që të regjistrohen për votim në kuadër të procesit të ri zgjedhor. Në një videomesazh drejtuar diasporës, Kurti theksoi se vullneti i qytetarëve është shprehur qartë në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar atë si më të fortin në Kosovën e pasluftës.
“Populli i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, foli qartë më 28 dhjetor, më qartë se asnjëherë më parë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, pas zgjedhjeve vendi është përballur me bllokada të vazhdueshme që kanë penguar formimin e institucioneve të reja. Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të Lëvizja Vetëvendosje për të gjetur zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja, nuk është arritur një marrëveshje politike.
“Provuam gjithçka për të mos e çuar vendin në zgjedhje, por përballë kishim vetëm refuzim. Kjo tregon se opozita nuk e respekton rezultatin zgjedhor”, u shpreh ai.
Kryeministri në detyrë njoftoi gjithashtu se ka nisur periudha e regjistrimit për votuesit nga diaspora, e cila do të zgjasë nga 6 deri më 17 maj. Ai e cilësoi këtë proces si të rëndësishëm dhe u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




