Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli, pajisja sekuestrohet dhe dërgohet në SPAK

Aktualitet | 3 muaj më parë

Të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiut, i është gjetur këtë të mërkurë një telefon celular në qelinë ku vuan dënimin në burgun e Drenovës.

Burime bëjnë me dije se ai u kap me celularin në dorë gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit nga forcat operacionale të burgjeve, pas një vlerësimi të bazuar në analizën e riskut. Pajisja është sekuestruar dhe i është dërguar SPAK-ut për ekspertizë.

Nuk është hera e parë që emri i Laert Haxhiut lidhet me gjetjen e telefonave celularë në burg. Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ngjarjen e vitit 2017 ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

Ai u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese, veprimtari në kuadër të grupit kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme