Lara Colturi për “Olympics”: S’jam për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, kam debutuar në barkun e nënës sime!

Në një intervistë për “Olimpics.com” Lara Colturi ka lënë të kuptohet se gjithçka që ka arritur nuk është një rastësi. Skiatorja kuqezi ka lindur në një familje që adhuron këtë sport madje edhe ka shkruar një pjesë të historisë të këtij sporti.
“Këto janë Lojërat e para Olimpike Dimërore për mua, nëse do të heqim atë që kam bërë në barkun e mamasë sime”, tha 19-vjeçarja për “Olimpics”.com” kur pranoi me krenari se është e bija e Daniela Ceçarelli-t (fitoi të artën në Super Slalomin Gjigant në “Salt Lake 2002”).
Tani Lara Colturi është krenare për atë që ka arritur pasi në “Milano-Cortina 2026” ka ndryshuar rolet me mamanë e saj, e cila është ajo që e pret tashmë në finish. “Tani kanë ndryshuar gjërat. Më parë unë njihesha si vajza e Ceçarelli-t, e cila fitoi medaljen e artë në 2002, tani ajo është mamaja e një garueseje në Lojërat Olimpike Dimërore”, rrëfen Colturi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




