Lautaro Martinez bëhet golashënuesi i 3-të në historinë e Argjentinës, kap Aguero-n në pod

Futboll Bota | 1 orë më parë

Një gol për të lançuar epokën e re të Argjentinës pa Leo Messi-n. Një gol për të arritur vendin e tretë all-time në klasifikimin e golashënuesve të Seleccion. Një gol, normalitet për Lautaro Martinez.

Kapiteni i Interit ishte ai që hapi goleadën e Argjentinës kundër Bolivisë, 4-0 rezultati final i ndeshjes. Sulmuesi realizoi për herë të 41-të me fanellën e kombëtares amerikano-jugore. Lajmi i vërtetë është arritja në shkallën e tretë të podit të historisë së goleadorëve argjentinas. Një pozicion që Lautaro Martinez e ndan me Kun Aguero-n.

Tani Lautaro mund të “rishohë” horizontet e tij. Në shënjestër është Omar Gabriel Batistuta, me 55 gola. I paarritshëm në vendin e parë është pastaj Lionel Messi, që ka arritur kuotën e 125 golave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme