Leao thyen heshtjen, por nuk i largon dyshimet: Fokusi im i vetëm është fusha

Futboll Bota | 3 muaj më parë

“Fokusi im i vetëm është fusha: po përqendrohem të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore. Për të shmangur çdo spekulim apo raportim të pavërtetë, ritheksoj se prej kohësh ia kam besuar menaxhimin e të gjitha çështjeve të mia ekskluzivisht familjes dhe avokatëve të mi. Askush tjetër nuk është i autorizuar të flasë në emrin tim. Sytë te objektivat e radhës.”

Me këtë postim në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit, Rafa Leao, theu heshtjen lidhur me zërat e merkatos që e kanë shoqëruar së fundmi.

Në veçanti, Galatasaray është i interesuar për lojtarin portugez, ndonëse ofertat e klubit turk nuk i kanë përmbushur kurrë kërkesat e kuqezinjve apo të vetë lojtarit – i cili vetëm pak kohë më parë kishte deklaruar se koha e tij në Milano kishte përfunduar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme