Legjionarët/ Asllani shënon, Uzuni jep asist dhe Gripshi shpallet lojtari i ndeshjes

Kampionatet europiane dhe ai amerikan kanë hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku protagonistë kanë qenë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare. Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për Beshiktashin, duke ngushtuar diferencën në ndeshjen ndaj Samsunsporit.
Në Rusi, Nazmi Gripshi dhuroi një asist që e kaloi në epërsi ekipin e tij, Rubin Kazan. Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, mesfushori kuqezi u vlerësua me çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon të konfirmohet si një pikë kyçe e skuadrës së tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e fundit të Austin ndaj Torontos.
Në ndeshjet e fundit si titullarë u aktivizuan Strakosha, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu, Gripshi dhe Daku, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




