Leverkusen pranë Bayern, Xabi Alonso: Është shpejt për të parë

Një 2024 për t’u mbajtur mend për Bayer Leverkusen të Xabi Alonso. Një Bundesligë e fituar me një rekord, një finale e Ligës së Evropës që shpëtoi vetëm nga një super ndeshje nga Atalanta, plus Kupa e Gjermanisë dhe Superkupa të ngritura në të njëjtin vit.
Tani trajneri iberik nuk dëshiron të ndalet: “Pas pushimit do të kthehemi me shpejtësi të plotë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi ndjenja pozitive”, tha ai në një intervistë për Kicker. Leverkuseni i tij e mbylli vitin me 8 fitore radhazi në ligë dhe kupa, duke përfunduar -4 nga maja e pushtuar nga Bayern. “Ne, outsider? Jemi ende në dhjetor”, – shtoi më pas – “Është herët dhe duhet të vazhdojmë të jemi të përulur. Renditja nuk është e rëndësishme për momentin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




