Leverkuseni i përgjigjet Bayernit

Angli | 2 vite më parë

Vazhdon pyetje-përgjigje mes Bayernit dhe Leverkusenit në javën e parë të xhiros së kthimit në Bundesligë. Ndërsa bavarezët siguruan një fitore 3-2 përballë Wolfsburgut, Leverkuseni nuk vonoi me përgjigjen duke siguruar një fitore 3-1 përballë M’gladbach.

Wirtz, i asistuar nga Xhaka, zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërsa në minutën e 62-të dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë. Schick në minutën e 74-ët shënoi të tretin. Goli i vetëm për M’gladbach u shënua nga Kleindienst.

Leverkusen është edhe njëherë -4 nga Bayern, nuk ka ndërmend të dorëzohet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme