“Ligjet” kalojnë pr.buxhetin 2026, opozita bojkot votimit! Malaj: KLGJ, 100 punonjës të rinj për përshpejtim dosjesh në gjykata

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e mazhorancës projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në votim.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji në komision, Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se në projektbuxhet, është shtuar numri i punonjësve me 675 veta. Ai shtoi se, pjesën më të madhe e zë ushtria, dhe KLGJ-ja. Kjo e fundit, nënvizoi Malaj, ka shtuar 100 punonjës, konkretisht ndihmësa ligjorë për të bërë të mundur përshpejtimin e numrit të procesimit të dosjeve në Gjykatat Administrative.
“Numri i punonjësve në administratën qendrore është 87 mijë e 112. Numri i punonjësve në pushtetin vendor 36 mijë.
Nga 2025 në 2026 ne kemi rritur numrin me 675 veta, këtu pjesën më të madhe e zë ushtria.
Kjo sepse Mbrojtja ka detyrime ndaj NATO duhet të rrisë numrin e FA në raport me popullatën që ka Shqipëria dhe në linjë me strategjinë e mbrojtjes .
Ajo që vlen të theksohet është që, institucioni që ka marrë numrin më të lartë të punonjësve në vitin 2026 është KLGJ me rreth 100 veta. Janë kërkuar si ndihmës ligjore nga ana e KLGJ për të përshpejtuar numrin e procesimit të dosjeve në gjykatat administrative”, deklaroi ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




