Luan Barova, muzikanti virtuoz i Shkodrës

Evoluimi i ndjeshëm që ka pësuar ndër vite kënga shkodrane është padyshim i lidhur edhe me figurën e muzikantit, Luan Barova.
Më shumë se dy dekada kanë kaluar prej ndarjes nga jeta por gjurmët e tij ndihen kudo.
Bujar Qamili është këngëtari që ka bashkëpunuar më gjatë me të. Ai ka se çfarë të thotë e të ndajë me shikuesit sa i përket kujtimeve me mjeshtrin Luan Barova.
Si udhëheqës artistik, Barova pasuroi korpusin e këngës qytetare shkodrane, të Shqipërisë së Mesme dhe asaj nga Kosova, duke ruajtur të pastër melosin e tyre.
Shumë vite më parë do të realizohej edhe një dokumentar biografik mbi jetën e Luan Barovës.
Në vitet e aktivitetit të tij artistik si profesionist në Teatrin “Migjeni”, por edhe si Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, Barova u kujdes për një muzikë më cilësore, autentike, më të pranishme e të dashur kudo, në mbrëmje familjare, skena, sheshe, dhe studio radiotelevizive në Shqipëri, Kosovë e kudo ku jetojnë shqiptarët.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




