Lushnjë- Qëllohet me armë drejt një makine, policia zbarkon në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Lushnje, ku është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake dhe siç raporton korrespodentja e RTSH-së për Lushnjen, Anila Sefa mësohet se dy persona kanë qëlluar me kallash drejt një automjeti, ndërsa në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja.
Personi ndaj të cilit është bërë atentat është një emër i njohur për policinë, i identifikuar si Julian Sula.

Po ashtu, burime për RTSH, bëjnë me dije se një automjet është gjetur i djegur në fshatin Lifaj e cila mendohet se iu përket autorëve të ngjarjes, ndërsa brenda makinës së djegur është gjetur njës pistoletë.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




