Marco Rubio, betohet përpara zëvendëspresidentit, JD Vance, si sekretar i Shtetit të SHBA-së

Ish- senatori republikan, Marco Rubio, është betuar përpara zëvendëspresidentit, JD Vance, si sekretar i Shtetit të SHBA-së. Ai është i pari nga kandidatët e Presidentit Donald Trump që merr detyrën.
“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Nuk do të ishte e mundur pa bekimet e Zotit. Jam i nderuar dhe i privilegjuar, njohës i përgjegjësisë dhe dua të falënderoj Presidentin Trump për besimin e tij. Ne do të punojmë shumë çdo sekondë të ditës për ta ndihmuar atë të arrijë agjendën që populli amerikan i ka dhënë për të arritur”, tha Rubio.
Rubio tha gjithashtu se Trump do të vendosë në radhë të parë interesat e Amerikës.
“Për sa i përket detyrave përpara… Presidenti Trump u zgjodh për të mbajtur premtimet dhe ai do t’i mbajë ato premtime. Dhe premtimi i tij kryesor, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, është se prioriteti i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara do të jenë Shtetet e Bashkuara. Do të jetë më tej interesat kombëtare të këtij vendi”, tha Rubio.
Rubio theksoi se si Trump është i fokusuar në “promovimin e paqes” dhe ai shtroi tre pyetje që do ta udhëheqin atë si Sekretar Shteti.
“Çdo gjë që bëjmë duhet të justifikohet me përgjigjen e njërës prej tre pyetjeve: A na bën më të fortë? A na bën më të sigurt? Dhe a na bën më të begatë? Nëse nuk bën një nga këto tre gjëra, ne nuk do ta bëjmë”, tha Rubio. CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




