Marrëveshje mes universiteteve: UNISHK dhe UT thellojnë bashkëpunimin për rritjen e cilësisë në arsim

Aktualitet | 7 muaj më parë

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Tiranës thellojnë bashkëpunimin institucional përmes një marrëveshjeje të re, e cila synon zgjerimin e partneritetit ndëruniversitar dhe rritjen e integrimit të studentëve dhe stafit akademik në programet e studimit dhe kërkimit shkencor.

Marrëveshja e nënshkruar në Universitetin e Shkodrës nga rektori, prof. Tonin Gjuraj, dhe rektori i Universitetit të Tiranës, prof.

Artan Hoxha parashikon asistencë nga Universiteti i Tiranës për ciklin e tretë të studimeve, atë të doktoraturës, mbështetje për përparimin akademik të personelit, si dhe shkëmbim përvoje në fushën e menaxhimit universitar.

Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha, njëkohësisht kryetar i Konferencës së Rektorëve, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Sipas tij, kjo marrëveshje jo vetëm që i jep një shtysë të re marrëdhënieve mes dy universiteteve, por shërben edhe si model për zgjerimin e bashkëpunimit akademik në nivel kombëtar

Marrëveshja për zgjerimin e partneritetit  pritet të ndikojë sit në rritjen e cilësisë së programeve të studimit dhe në fuqizimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit te Shkodrës  por edhe ne organizimin e aktiviteteve shkencore me interes të përbashkët.

Gazetar: A.Hoti  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme