Mateus Frroku: Më kishte munguar skena e Festivalit të RTSH-së
Këngëtari i njohur Mateus Frroku, i ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku me Erik Lloshin.
Pas emocioneve që dhuruan në skenë me këngën e njohur të Vaçe Zelës, “Djaloshi dhe shiu”, Mateus Frroku tha se fillimisht kishin një ngurrim për ta kënduar këtë këngë për shkak të tematikës së saj.
Megjithatë, sipas Frrokut, skena e Festivalit të 64-t të Radio Televizionit Shqiptar i dhuroi emocione të veçanta të cilat i kishin munguar prej kohësh.
“Ka qenë energji e mirë që e këndova me mikun tim, Erik Lloshi. E kishim pak siklet në fillim këngën. Ka një tematikë pak femërore, jo për djem. Gjithsesi ishte një energji shumë e bukur. Pa dashur të zgjatem shumë, dua të falënderoj Elhaida Dani për ftesën sepse realisht më kishte munguar kjo skenë, kjo energji. Jam shumë falënderues për këto emocione që përjetova sonte”, u shpreh Mateus Frroku për dy prezantuesit e Fest 64, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




