Mbape dhe Vinicius u japin fjalën tifozëve: Do të shënojmë shumë

Spanjë | 2 vite më parë

Deri më tani janë autorë të 27 golave për Realin, por në 2025-ën kanë premtuar se do të shënojë edhe më shumë. I referohemi dyshes të formuar nga Vinicius Zhunior dhe Kilian Mbape.

Mëngjesin e sotëm Reali u hapi dyert e qendrës stërvitore 6000 mijë tifozëve, të cilët panë nga afër beniaminët e tyre.

“Ajo çfarë adhuroj te Vinicius është përulësia dhe atmosfera e mirë që krijon në dhomat e zhveshjes”, tha Kilian Mbape.

Ndërsa braziliani replikoi: “Kiliani është një lojtar dhe njeri i madh. Do të shënojë shumë gola, sapo ka nisur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme