Mbeturinat në aksin Shkodër–Hani i Hotit, problem i vazhdueshëm në Vrakë
Mbeturinat vijojnë të mbeten një shqetësim serioz përgjatë aksit rrugor Shkodër–Hani i Hotit.
Në disa pika të këtij segmenti vërehen grumbullime të mbetjeve të ndryshme, të cilat jo vetëm dëmtojnë mjedisin, por krijojnë edhe një pamje të pakëndshme për kalimtarët dhe vizitorët.
Situata paraqitet më problematike në zonën e fshatit Vrakë, ku hedhja e pakontrolluar e mbeturinave është kthyer në një fenomen të përsëritur.
Edhe pse bashkia e Malësisë së Madhe ka ndërhyrë disa herë për pastrimin e zonës, mbetjet rikthehen sërish, duke krijuar një imazh të shëmtuar dhe duke e bërë problemin të vazhdueshëm.
GAZETAR: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




