Mbyllet sezoni i rregullt, enigmë vetëm emri i rivalit të Lakers

Janë luajtur sot në Orlando ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, sfida që më së shumti kanë qenë për statistikë, pasi gjithçka është thuajse e përcaktuar për sa i përket fazës play off.
Tashmë ka mbetur vetëm një ndeshje shtesë për t’u zhvilluar, ajo mes Portland dhe Memphis, që do të përcaktojë skuadrën e fundit çerekfinaliste në Konferencën e Perëndimit.
Skuadra që do të fitojë këtë ndeshje do të renditet e teta dhe do të luajë ndaj Lakers në çerekfinale.
NBA – Rezultatet e sotme
Clippers – Oklahoma, 107-103
Houston – Philadelphia, 96-134
Denver – Toronto, 109-117
Miami – Indiana, 92-109
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




