Mbytet anija turistike në Egjipt. Shpëtohen 28 persona, 17 ende të zhdukur

Botë | 2 vite më parë

Një anije turistike me 45 persona në bord është mbytur në Detin e Kuq. Autoritetet egjiptiane thonë se 28 persona janë shpëtuar, ndërsa 17  të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.  Anija dha sinjalin SOS pasi u largua nga porti Marsa Alam për një udhëtim 5-ditor me 31 turistë dhe 14 persona të ekuipazhit në bord.

Autoritetet egjiptiane thanë se të mbijetuarit u gjetën në zonën Wadi el-Gemal, e cila është në jug të Marsa Alam, dhe se ata po merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Gjithashtu vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

Marsa Alam është një destinacion popullor për turistët në bregun jugor të Detit të Kuq të Egjiptit, ku zhvillohen aktivitete e zhytjes dhe shkëmbinjtë nënujor koralor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme