Meçe: Ja pse PD u tërhoq nga firmat për Endrit Shabanin
Analisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D”, të Alban Dudushit në RTSH1 se arsyeja pse Partia Demokratike u tërhoq nga firmat për Endrit Shabanin i cili u votua si Avokat i Popullit, ishte sepse opozita kërkonte të kishte njeriun e saj në krye të këtij institucioni.
Sipas Meçes, Avokati i Popullit është avokat i çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe “kur ti i vendos konotacion që duhet të jetë doemos militant i Partisë Demokratike ti e kthen të njëanshme. Ti e kthen në instrument politik avokatin e popullit”
“Nëse Partia Demokratike derisa të fillonte sherri kur e shihte këtë Shabanin si njeriun e saj, arriti deri aq sa propozoi Adriana Kalajën.
Avokati i popullit nuk duhet të jetë përfaqësues politik se nuk është avokat populli sepse avokati i popullit nuk është avokat i Partisë Demokratike, as i qeverisë.
Avokati i popullit është avokat i çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe kur ti i vendos konotacion që duhet të jetë doemos militant i Partisë Demokratike ti e kthen të njëanshme”, u shpreh Meçe.
Ai vuri në dukje se Partia Demokratike u përpoq që ta shndërronte Avokatin e Popullit një instrument në duart e saj.
“Ti e kthen në instrument politik avokatin e popullit. Nga ky moment ti ke rënë brenda. Ndryshoi fakti që Shabanin nuk e quajtën më të tyren. Nuk e quajtën të tyrin sepse i tyri ishte që ai që doli më vonë, ai zgjatim që e ke në shesh, vete Adriatik Lapaj që bën sherr për të provuar klimën me policinë dhe pas tij vete Berisha dhe mbahet tensioni.
Ty ai po të thotë pastër fare; ti nuk më le mua që njeriun që unë e investova në atë koalicion nuk e lë të vinte në Parlament. Këtu del të hapur”, ka theksuar Meçe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




