Mediat izraelite: Sonte, momente vendimtare për armëpushimin në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Pasi zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe një diplomat arab hodhën poshtë raportimet e Reutersit se kreu i qeverisë izraelite ishte nisur për në Kajro për zhvillimin e bisedimeve mbi  armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve në Gazë, mediat izraelite citojnë dy burime egjiptiane të sigurisë të kenë thënë se ndërsa Netanjahu nuk është në Kajro, “në këtë moment” po zhvillohet një takim për të punuar mbi pikat e mbetura në negociatat me Hamasin.

Pika kryesore e mbetur është kërkesa e Hamasit për garanci që çdo marrëveshje e menjëhershme do të çonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Burimet egjiptiane thonë se po bëjnë përparim dhe mendojnë se sonte mund të jetë vendimtare në vendosjen e hapave të ardhshëm.

Ndërkaq, presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka planifikuar të mbërrijë nesër në Kajro, sipas deklaratave të të dërguarit të AP në Egjipt, Diab al-Louh.

Sipas gazetës Saudite Asharq, arsyeja zyrtare për udhëtimin e liderit palestinez është një ftesë e presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi për të marrë pjesë në takimin përgatitor të D-8, një forum ekonomik i tetë vendeve islamike në zhvillim, nga të cilët Autoriteti Palestinez nuk është anëtar, përpara një samiti të së njëjtës organizatë që do të nisë në Kajro të enjten.

Kanali libanez pro-Hezbollahut Al Mayadeen raportoi më herët sot se Abbas ishte thirrur nga Egjipti për një “vizitë urgjente”, mes indikacioneve në rritje se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është i afërt.

Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se kryeministri Benjamin Netanjahu ishte rrugës për në Kajro për bisedime mbi një marrëveshje të pengjeve dhe armëpushimi.  Nga ana tjetër, zyra e Kryeministrit dhe një diplomat arab e kanë mohuar raportin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme